Mazhoranca e ka votuar pa opozitën zgjedhjen e Kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe dy anëtarëve të tij.
E vetmja deputete nga opozita që ka marrë pjesë në votim është Albena Reshitaj e AAK-së, njofton Klankosova.tv.
Partitë tjera opozite e kanë lëshuar sallën e seancave plenare, duke mos marrë pjesë.
