UBT News

Alarmet për bomba në Maqedoni të Veriut, Kovaçevski: Gjendja e sigurisë është stabile

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, derisa komentoi alarmet e rrejshme për bomba që po ndodhin kohëve të fundit në Shkup, tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se bëhet fjalë për sulme hibride.

Sipas tij MPB-ja po vepron me intensitet të plotë, shkruan AlsatM.

“Gjendja e sigurisë në shtet është stabile, MPB-ja me sukses e kryen punën e saj që të siguroj sigurinë për çdo qytetarë të vendit. Sa u përket alarmeve për bomba që filluan me autobusët e NQP, për të vazhduar me shkolla, Qendrat Tregtare dhe Institucionet. Sipas ekspertëve, kjo dukuri është rritur pas luftës në Ukrainë. MPB-ja lidhur me këtë dukuri po vepron me kapacitet të plotë”, u shpreh Kovaçevski.

Exit mobile version