UBT News

Alain Aspect, John Clauser dhe Anton Zeilinger fitojnë çmimin Nobel për fizikë

Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar çmimin Nobel të këtij viti në fizikë për punën e tyre në mekanikën kuantike, njoftoi të martën Instituti Karolinska i Suedisë. Kjo ka aplikime të rëndësishme, për shembull në fushën e kriptimit, raportoi Associated Press të martën.

Ata u shpallën fitues nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për zbulimin e mënyrës se si grimcat e njohura si fotone mund të lidhen ose “ngatërrohen” me njëra-tjetrën edhe kur ato ndahen nga distanca të mëdha.

Edhe një orë pasi e mori telefonatën, bashkëfituesi i çmimit, Zeilinger ishte ende i shokuar.

Fusha e mekanikës kuantike buron nga Niels Bohr dhe Max Planck, dy baballarët themelues të Teorisë Kuantike./UBTNews/

Exit mobile version