Mjeku i spitalit Al-Shifa, Ahmed Mokhallalati tha për BBC se spitali po përballet me mungesë të energjisë elektrike, oksigjenit dhe ujit.
Ai tha se tri foshnje që kanë lindur parakohe kanë vdekur gjatë ditëve të fundit, dhe u shpreh i shqetësuar se edhe foshnjet e tjera do të vdesin “një nga një” për shkak të mungesës së oksigjenit dhe energjisë elektrike.
Sipas tij, mjekët nuk arritën ta ndihmonin një pacient me djegie dje, për shkak të mungesës së pajisjeve.
I pyetur nëse trupat izraelite kanë ofruar ndihma mjekësore për spitalin, ai u përgjigj: “Nëse do të varej nga unë, do të refuzoja çdo lloj ndihme. Ata na vranë qe 40 ditë”./UBTNews/