UBT News

Al Pacino rikthehet në botën e mafias me trillerin e ri aksion “Father Joe”

Aktori i famshëm amerikan Al Pacino po rikthehet në atmosferën klasike të “The Godfather” me filmin e ri aksion-triller “Father Joe”, ku portretizon një bos të fuqishëm mafioz.

85-vjeçari u pa për herë të parë në setin e xhirimeve në Paris, të martën, i transformuar për rolin e tij. Pacino, i njohur gjerësisht për interpretimin e Michael Corleone në trilogjinë ikonike të “The Godfather”, duket se po i kthehet rrënjëve të tij kinematografike si gangster.

Në set, u shfaq me një kostum bezhë dhe një jakë të madhe gëzofi artificial, duke i dhënë personazhit një pamje të fuqishme dhe autoritare.

Filmi regjisohet nga Barthélémy Grossmann, ndërsa roli kryesor i Father Joe interpretohet nga aktori Kiefer Sutherland, i cili do të shfaqet përkrah Pacinos.

Ngjarja zhvillohet në Manhattanin e viteve ’90, ku Father Joe portretizohet si një njeri me besim të thellë fetar që i shpall luftë të ashpër botës së krimit në qytet. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version