UBT News

Akuzohet për udhëheqjen e një organizate të “padëshirueshme”, pritet vendimi për liderin e Rusisë së Hapur

Sot pritet vendimi në rastin e Andrei Pivovarov, ish-drejtorit ekzekutiv të lëvizjes Rusia e Hapur, i cili ishte arrestuar një vit më parë, pasi ishte nxjerr nga një aeroplan në Shën Petersburg. Ai akuzohet se drejtonte një organizatë “të padëshirueshme”.

Akuza ndaj tij buron nga një ligj gjashtëvjeçar që është përdorur vazhdimisht për të synuar zërat kritikë.

Ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.

Pivovarov mohon çdo keq-bërje. Në postimin e tij në Twitter, ai e quajti akuzën “qesharake”.

Drejtuesit e Rusisë së Hapur, e shpërndanë grupin më shumë se një vit më par,ë pasi autoritetet e caktuan atë një organizatë “të padëshirueshme”. Ata thanë se e bënë këtë për të mbrojtur mbështetësit prej “ngacmimet” e mëtejshme nga autoritetet ruse.

Rusia e Hapur u financua nga manjati rus Mikhail Khodorkovsky, i cili u transferua në Londër pasi kaloi 10 vjet burg në Rusi me akuza që shihen gjerësisht si hakmarrje politike për sfidimin politik të Presidentit rus ,Vladimir Putin.

Ligji i “organizatave të padëshiruara”, është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017./REL

Exit mobile version