Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se është një lajm i mirë që në tregjet e ndërkombëtare ka filluar një rënie e lehtë e çmimeve të naftës.
Në tryezën me temë “Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, e organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Berjani drejtori akuza ndaj bizneseve të cilat kanë rritur çmimet me arsyetimin e ngritjes së çmimit të naftës.
“Disa biznese kanë abuzuar me çmimet, përkundër që nuk ka pasur të bëjë me çmimet e naftës veprimtaria e tyre. Sektori i naftës është i madh, por fitimi i vogël. Besoni që në Kosovë nuk janë çmimet e derivateve më shtrenjta se në rajon”, tha ai.