Sophie Zhang, e cila tha se ndjehej sikur kishte “gjak në duar” pasi punoi në Facebook, është e gatshme të dëshmojë para Kongresit kundër gjigantit të teknologjisë, tha ajo të dielën për CNN, transmeton UBT News.
Zhang, e cila punoi si shkencëtare e të dhënave në gjigantin e teknologjisë për gati tre vjet, shkroi një memorandum të gjatë kur u pushua nga Facebook vitin e kaluar, ku sipas saj, kompania nuk po bënte sa duhet për të trajtuar urrejtjen dhe dezinformatat – veçanërisht në vendet më të vogla dhe ato në zhvillim.
Zhang tha se kompania i tha asaj se ishte pushuar nga puna për shkak të performancës.
Zhang tha se ishte inkurajuar pas dëshmisë së sinjalizueses të Facebook, Frances Haugen, në një nënkomitet të Senatit javën e kaluar, përcjell UBT News.
Zhang tha se ajo ka sjellur informacione për Facebook tek autoritetet.
“I ofrova dokumentacion të detajuar në lidhje me shkeljet e mundshme kriminale një agjencie të zbatimit të ligjit në SHBA. Mesa di hetimi është ende në vazhdim”, shkroi ajo në Twitter.
Ajo nuk pranoi të ndajë kur u pyet nga CNN se çfarë informacioni kishte dhënë ose cila agjenci.
Një zëdhënës i FBI-së nuk pranoi të komentojë të hënën duke shtuar, “FBI në përgjithësi nuk konfirmon, mohon ose komenton informacionin ose këshillat që mund të marrim nga publiku”.
Një zëdhënës i Facebook hodhi poshtë akuzën të hënën, duke thënë se kompania kishte investuar miliarda në siguri në vitet e fundit./UBTNews/