Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Akullnajat po shkrihen me shpejtësi, duke humbur 31 përqind më shumë dëborë dhe akull në vit se sa 15 vjet më parë, sipas matjeve tre-dimensionale satelitore të të gjitha akullnajave malore në botë.
Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Duke përdorur 20 vjet të të dhënave satelitore të deklasifikuara kohët e fundit, shkencëtarët llogaritën se 220,000 akullnajat malore në botë po humbin më shumë se 328 miliardë ton akull dhe dëborë në vit që nga viti 2015, sipas një studimi në revistën Nature.
Gjysma e humbjes akullnajore të botës po vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Shkalla e shkrirjes së Alaskës është “ndër më të lartat në planet”, me akullnajën e Kolumbisë që tërhiqet rreth 115 metra (35 metra) në vit tha Romain Hugonnet, glaciolog pjesmarrës në studim.
Pothuajse të gjithë akullnajat në botë po shkrihen, madje edhe ato në Tibet që dikur ishin të qëndrueshme, sipas studimit.
Shkrirja pothuajse uniforme “pasqyron rritjen globale të temperaturës” dhe është nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit. Disa akullnaja më të vogla po zhduken plotësisht.
Por kërcënimi më i madh është ngritja e nivelit të detit. Oqeanet e botës tashmë po ngrihen sepse uji i ngrohtë zgjerohet dhe për shkak të shkrirjes së akullit në Grenlandë dhe Antarktidë, por akullnajat janë përgjegjëse për 21 përqind të ngritjes së nivelit të detit, më shumë se fletët e akullit, tha studimi.
Shtresat e akullit janë kërcënime më të mëdha afatgjata për ngritjen e nivelit të detit.
“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se ngritja e nivelit të detit do të jetë një problem edhe më i madh ndërsa lëvizim gjatë shekullit të 21-të,” tha Drejtori Kombëtar i Qendrës së të Dhënave të Dëborës dhe Akullit, Mark Serreze./UBTNEWS
(Arjeta Ibishi, Studente Media dhe Komunkim UBT)