Nën skenarët më të keq të klimës, majat më të larta në botë rrezikojnë të humbasin deri në 80% të vëllimit të tyre deri në fund të shekullit me pasoja të thella për miliona njerëz, paralajmëruan shkencëtarët ndërkombëtarë në Nepal në një raport të ri.
Raporti, i publikuar të martën nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD), shqyrtoi ndikimin e ndryshimeve klimatike në një zonë që shtrihet 1.6 milionë milje katrorë nga Afganistani në perëndim deri në Mianmar në lindje.
Raporti zbuloi se akullnajat në rajonin e maleve Hindu Kush dhe Himalajë u shkrinë 65% më shpejt në vitet 2010 krahasuar me dekadën e mëparshme, gjë që sugjeron se temperaturat më të larta tashmë kanë një ndikim.
Akulli dhe bora në rajon ushqejnë 12 lumenj që sigurojnë ujë të ëmbël për dy miliardë njerëz në 16 vende, përfshirë Kinën, Indinë dhe Pakistanin, paralajmëron raporti./UBTNews/