UBT News

Akulli i detit në Antarktik ka shënuar sërish nivele të ulëta rekord

Akulli i detit në Antarktik ka arritur nivele të ulëta rekord për herë të dytë në dy vjet, me disa shkencëtarë të alarmuar se rënia dramatike është një sinjal se kriza klimatike tani mund të ketë ndikim më të qartë.

Sipas NSIDC, akulli i detit që rrethon Antarktidën ra në vetëm 737,000 milje katrorë (1,91 milionë kilometra katrorë) më 13 shkurt, nën rekordin e mëparshëm prej 741,000 milje katrorë (1,92 milionë kilometra katrorë) më 25 shkurt të vitit të kaluar.

Akulli i detit mund të tkurret akoma më tej. Dy vitet e fundit shënojnë të vetmen herë që nivelet e akullit të detit janë ulur nën 2 milionë kilometra katrorë që kur satelitët filluan ta monitoronin atë në 1978.

“Pyetja është, a ka arritur ndryshimi klimatik në Antarktidë? A është ky fillimi i fundit? A do të zhduket përgjithmonë akulli i detit në vitet e ardhshme në verë?”, tha Christian Haas për CNN.

Disa faktorë mund të ndikojnë në arsyen pse akulli i detit është kaq i ulët, duke përfshirë erërat, rrymat e oqeanit dhe nxehtësinë e oqeanit.

Temperaturat e ajrit kanë qenë më të larta se zakonisht në pjesë të Antarktikut, rreth 1.5 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë.

Zhdukja e akullit të detit mund të ketë efekte kaskaduese në Antarktidë dhe më gjerë./UBTNews/

Exit mobile version