UBT News

Aktorja ruse vritet si pasojë e sulmeve ukrainase teksa po performonte para trupave ushtarake

Një aktore ruse u vra si pasojë e sulmeve ukrainase derisa po performonte para trupave ushtarake, thuhet në njoftimin e teatrit të saj.

Një sallë vallëzimi në Ukrainë, ku Polina Menshikh po performonte, u godit si pasojë e bombardimeve ukrainase më 19 nëntor. Sipas raportimeve, ajo po jepte shfaqje në shënim të një feste ushtarake ruse.

Ukraina tha se rreth 20 ushtarë rusë u vranë si pasojë e bombardimeve, por autoritetet ruse nuk e komentuan këtë.

Menshikh po performonte në një sallë e cila ka kapacitet për 150 ulëse. Ajo vdiq në spital si pasojë e plagëve që mori./UBTNews/

Exit mobile version