Një aktore ruse u vra si pasojë e sulmeve ukrainase derisa po performonte para trupave ushtarake, thuhet në njoftimin e teatrit të saj.
Një sallë vallëzimi në Ukrainë, ku Polina Menshikh po performonte, u godit si pasojë e bombardimeve ukrainase më 19 nëntor. Sipas raportimeve, ajo po jepte shfaqje në shënim të një feste ushtarake ruse.
Ukraina tha se rreth 20 ushtarë rusë u vranë si pasojë e bombardimeve, por autoritetet ruse nuk e komentuan këtë.
Menshikh po performonte në një sallë e cila ka kapacitet për 150 ulëse. Ajo vdiq në spital si pasojë e plagëve që mori./UBTNews/