UBT News

Aktorja Daveigh Chase vdiq nga AIDS, sipas rezultateve zyrtare të mjekësisë ligjore

Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e Samara-s në filmin horror The Ring dhe për zërin e Lilo-s në animacionin e Disney-t Lilo & Stitch, ka vdekur nga AIDS, sipas gjetjeve zyrtare të Zyrës së Mjekësisë Ligjore në Qarkun Los Angeles.

Në raportin zyrtar gjithashtu është përfshirë “përdorimi kronik i shumë substancave” si faktor kontribues, ndërsa vdekja është klasifikuar si natyrale. Chase ka ndërruar jetë më 16 qershor në një spital në Los Angeles, në moshën 35-vjeçare.

Sipas babait të saj, ajo kishte jetuar pa strehë dhe në kushte të vështira në Los Angeles para vdekjes. Ndërkohë, menaxheri i saj kishte deklaruar më herët se ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e sepsës pas një infeksioni nga meningjiti.

Daveigh Chase filloi karrierën e saj në moshë shumë të re, duke u bërë e njohur fillimisht në televizion dhe më pas në Hollywood me role të ndryshme. Ajo u bë e famshme ndërkombëtarisht në vitin 2001 me filmin Donnie Darko, ndërsa një vit më vonë fitoi vëmendje globale si zëri i Lilo-s në Lilo & Stitch dhe si Samara Morgan në The Ring, rol për të cilin fitoi edhe çmimin MTV Movie Award për “villain më të mirë”.

Gjatë karrierës së saj ajo mori edhe çmime për interpretimin zanor në animacion dhe u rikthye në disa projekte spin-off të Lilo & Stitch. Sipas mediave amerikane, në vitet e mëvonshme ajo është përballur me probleme ligjore dhe personale./BBC//A.K/

Exit mobile version