Aktori i Hollivudit, Mark Ruffalo, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden që të ndërmarrë veprime lidhur me, siç thotë ai, shkeljet e ndalimeve ligjore nga Izraeli kundër shënjestrimit të civilëve në luftë.
“Është e qartë se Izraeli ka shkelur ligjin amerikan duke përdorur bomba dhe municione amerikane ndaj civilëve në Gaza me shpërfillje të pakujdesshme për jetën civile. #StopTheBombs”, tha Ruffalo.
Reagimi i tij erdhi pas një interviste televizive të dhënë nga një veteran i ushtrisë amerikane, i cili publikisht dha dorëheqjen nga ushtria për atë që ai e përshkroi si “spastrimin etnik” të Izraelit në Gaza./UBTNews/