Raportet e shëndosha me partnerin, familjen, shokët dhe kolegët e punës, si dhe aktiviteti fizik një herë në muaj mund t’ua përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor në moshën e pleqërisë, thonë studimet.
Njerëzit po jetojnë më gjatë në mbarë botën dhe secili vend në botë po përjeton rritje në popullsi dhe përqindjen e të moshuarve. Numri i atyre mbi 80 vjeç dhe më të vjetër pritet të trefishohet mes viteve 2020 dhe 2050. Pra do të arrijë në 426 milionë.
Tani, dy punime të reja kërkimore në revista të specializuara të botuara nga British Medical Journal kanë hedhur dritë të re mbi atë se cilat sjellje në moshën e mesme mund të ndihmojnë të gëzojmë shëndet të mirë në moshën e pleqërisë.
Sa më pak të shëndosha të jenë këto marrëdhënie në të 40-at dhe 50-at, aq më i madh është rreziku për t’u përballur me disa sëmundje më vonë, thotë studimi./UBTNews/