Aktivitete të rëndësishme po karakterizojnë Akademinë Verore të Shkencave Mjekësore, e cila në edicionin e sivjetmë të Global UBT Fest ka për fokus trajtimin e temave rreth rëndësisë së protokolleve të menaxhimit të infeksioneve në zvogëlimin e rrezikut për pacientët dhe personelin mjekësor, infeksionet seksualisht të transmetueshme, si dhe ekspozimin e personelit mjekësor ndaj agjenteve infektive dhe strategjitë për të zvogëluar këtë rrezik.
Ekspertë vendorë kanë kontribuar me ligjëratat dhe prezantimet e tyre, duke sjellë njohuri të avancuara dhe përvoja praktike për studentët dhe profesionistët e rinj.
Këto aktivitete kanë krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet profesionistëve dhe studentëve, duke kontribuar në përmirësimin e praktikave mjekësore dhe në rritjen e sigurisë për të gjithë të përfshirët në sistemin shëndetësor.