UBT News

Aktivitete të ndryshme karakterizuan Akademinë Verore të Artit dhe Medias Digjitale

Arti dhe Media Digjitale këtë vit në kuadër të ditëve të Akademisë Verore ka mbajtur dy punëtori, një panel diskutimi dhe shfaqje – ekspozim të punës së punëtorisë së filmit.

Punëtoritë e mbajtura janë: “Koperativa” e udhëhequr nga regjisori Yll Çitaku, producenti Vigan Morina dhe stafi përcjellës (kompani e njohur në industrinë e videoproduksionit), dhe “Degjenerata” me Petrit Ukëhajdaraj dhe stafi përcjellës si bashkëpunëtor në fushën e DOP, ku janë përfshirë të gjitha proceset: preproduction, production, postproduction.

Në saje të këtyre aktiviteteve u bë edhe shfaqja e filmit “Fluturo” për publikun në hapësirat e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Linku i filmit: https://www.dropbox.com/s/sngxe2ntq4vqomi/Fluturo.mp4?dl=0

Arti dhe Media Digjitale organizoi poashtu edhe një diskutim të hapur rreth temës: “Mediat digjitale dhe arti vizuel”, një temë gjithëpërfshirëse në fushën e artit vizuel dhe e bazuar në programin e fakultetit, ku secilit nga të pranishmit patën rastin për të diskutuar për praktikat individuale dhe praktikat që i aplikojnë studentët e këtij fakulteti.

Prezent në panel ishin përfaqësues të Galerisë Kombëtare, Galeria 17, Lapsi 360, Koperativa, Art polis, si dhe përfaqësues nga Media dhe Komunikimi në UBT.

Prezenca e industrisë dhe stafit të fakultetit në ndarjen e përvojave, praktikave dhe pengesave gjatë punës do të ngritin diskutimin në nivel të bashkëpunimeve në të ardhmen, njëherit rritë kapacitetet e komunikimit artistik dhe mendimit kritik, dhe vë në pah rëndësinë e Artit dhe Medias Digjitale si fakultet dhe prurje e re në industrinë kreative.

“Art polis” ka realizuar një punëtori njëditore për performancën artistike, si dhe u mbajt prezantimi i punës së studentëve në 3d modelim, animacion, dhe VR.

Në UBT u shfaqen/ekspozuan punët e participantëve (pjesëmarrësve) të punëtorisë të filmit me “Koperativa” dhe “Degjenerata”.

Exit mobile version