UBT News

Aktivisti rus i burgosur merr çmim për të drejtat e njeriut

Një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili aktualisht është i burgosur në Rusi, është shpërblyer me një çmim për të drejtat e njeriut.

Vladimir Kara-Murza, 41-vjeçar, u burgos nën akuzat për përhapje të “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse gjatë muajit prill.

Autoritetet ruse i shtuan edhe disa akuza ndaj tij, të cilat zoti Kara-Murza i mohoi.

Ai ishte më parë bashkëpunëtor i liderit të opozitës, Boris Nemtsov, i cili u vra pranë Kremlinit në vitin 2015./UBTNews/

Exit mobile version