UBT News

Aktivistet e mjedisit ndërhyjnë në Javën e Modës në Paris

Një protestuese e klimës prishi shfaqjen e Louis Vuitton me një banderolë ku shkruhej “Mbipërdorim = Zhdukje”, transmeton UBT News.

Megjithëse një veprim i tillë – aktivistë që duan të marrin vëmendje për problemet mjedisore apo të ngjajshme – ka ndodhur edhe vite më parë, siç duket tradita nuk ka ndërmend të ndalet.

Një vit më parë, një aktiviste e po kësaj lëvizje kishte ndërhyrë në shfaqjen e markës Dior në Paris, duke e quajtur “kulturë e tepërt dhe e vjetërsuar” me një shenjë që shkruante: “Ne të gjithë jemi viktima të modës”.

Tani, një protestues tjetër është shfaqur në Paris, këtë herë duke synuar pasarelën Louis Vuitton për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës klimatike.

Dy aktivistë tjerë u përpoqën të hynin por u larguan me shpejtësi nga sigurimi para se të dilnin në pistë, megjithëse një protestuese i shpëtoi rojeve duke dalur në pasarelë.

Ndonëse ajo gjithashtu u largua, fotografët arritën të fotografonin banderolën e saj. Krahas Extinction Rebellion, banderola mbante logot e dy grupeve aktiviste franceze të mjedisit: Les Amis de la Terre dhe Youth For Climate France.

Imazhet nga pushtimi i pistës u shpërndanë gjithashtu përmes llogarisë zyrtare në Twitter të Extinction Rebellion. Lëvizja në mbishkrim thoshte: “Çfarë mund të jetë më mirë se Java e Modës në Paris me LVMH, simbol i modës franceze, për të kujtuar ndikimin e kësaj industrie?”

“Tani është urgjente të veprohet për të zvogëluar emetimet tona të karbonit!” shtoi XR France.

“Industria e modës përbën deri në 8.5 përqind të emetimeve globale të gazrave serë. Qeveria kishte mundësi të miratonte rregullore ambicioze për këtë sektor … por nuk bëri asgjë”.

Dy nga aktivistët e përfshirë janë duke u mbajtur në një stacion policor të Parisit pas aksionit, sipas XR France./UBTNews/

Exit mobile version