UBT News

Aktakuzë për pesë persona, dyshohen për keqpërdorim të detyrës në testimet për patentë shofer

Aktakuzë për pesë persona, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës të përfshirë janë tre instruktorë, një ekzaminer dhe një asistent administrativë në njësinë për patentë shofer në Pejë, transmeton KosovaPress.

Ekzamineri me inicialet A.R dyshohet se ka ndihmuar kandidatët për testimin teorik duke u treguar përgjigjjet e sakta për të kaluar testin dhe për të plotësuar kushtet për pjesën praktike.

I dyshuari me inicialet L.G asistent administrativë në njësinë për patentë shofer në Pejë, akuzohet se i ka mundësuar paraqitjen e provimit një kandidati pa kryer fletëpagesën përkatësisht duke shfrytëzuar fletëpagesën e provimit të kaluar për të cilën i ishte nënshtruar njëherë dhe më pas kandidati të njëjtën ditë kur e paraqet provimin, futet në të dhe e kalon testin teorik, duke fituar kushtin për t’iu nënshtruar pjesës praktik.

Ndërkaq tre të pandehurit, D.T, A.A dhe F.T instruktor profesional në auto shkollë dyshohet kanë plotësuar orët e kandidatëve si të kryera pa qenë të pranishëm në Kosovë.

Prokurori me ngritjen e aktakuzës ka kërkuar dënimin e të akuzuarve duke propozuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Exit mobile version