Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se aktakuza është ngritur ndaj një personi me inicialet F.D., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.D. me paramendim, me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘ISIS’, ka depërtuar në brendi të Sirisë, si dhe pas regjistrimit në këtë organizatë, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë”, thuhet po aty.