UBT News

Aktakuzë ndaj kryetarit të Malishevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës./UBTNews

Exit mobile version