Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve, B.T, Q.T, A.T dhe J.T, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shpëlarja e parave”.
“Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Shpërlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së”, njofton prokuroria.
Më tej bëhet e ditur se në aktakuzë është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë se paluajtshme, pronë e të pandehurve, e cila gjatë fazës se hetimeve ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale./UBTNews