UBT News

Aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë për mundësim të prostitucionit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj D.M dhe N.B për shkak të veprës penale mundësim ose detyrim në prostitucion në bashkëkryerje.

Personat dyshohen se në korrik të vitit të kaluar kishin shfrytëzuar L.B. për prostitucion, duke i siguruar klientë që paguanin me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale në një nga hotelet e Gjakovës.

“Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit, D.M., dhe N.B., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat iu vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

L.B. thuhet se ishte në lidhje dashurie me të pandehurin D.M.

Exit mobile version