UBT News

Aktakuzë ndaj 5 zyrtarëve të K.R.U “Gjakova” për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Të pandehurit, H.Ç., M.U., S.M., Z.V., dhe A.H., akuzohen se kanë përdorur detyrën e tyre për të përfituar pasuri të kundërligjshme duke kyçur qytetarët në ujësjellës gjatë orarit të punës dhe jashtë tij, pa dijeninë e kompanisë.

Ata kanë shfrytëzuar mjete të kompanisë, si kamionë, ekskavatorë dhe materiale, dhe kanë marrë para nga qytetarët për shërbimet e kryera, duke shkaktuar dëm material për kompaninë.

Për këtë veprim, ata janë akuzuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokurori ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, duke përfshirë ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike./UBTNews/

Exit mobile version