Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në kuadër të aksionit të sotëm janë arrestuar 14 persona, që më pas janë ndaluar për 48 orë.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë.
Ndërsa gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.