UBT News

Aksioni në Shtërpcë, do të sekuestrohen të gjitha kamerat, nuk ka të arrestuar

Nga orët e para të mëngjesit ka nisur bastisja e katër lokacioneve në Shtërpcë për largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale. Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku ka bërë të ditur se bastisjet po bëhen në katër lokacione.

Ai ka sqaruar se ky është një operacion i zakonshëm dhe se nuk ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Sipas tij, po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës së Ferizajt për kontroll dhe sekuestrim të dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale.

“Është një operacion i zakonshëm i këtyre strukturave ilegale dhe qendrat ku monitorohen këto kamerat e sigurisë nga strukturat ilegale…. ‘A ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë?’ Jo, ky është rast i veçantë edhe pse ish-kryetari i komunës së Shtërpcës është edhe kryetari i këtyre strukturave ilegale, mirëpo është rast i veçantë. Do të sekuestrohen të gjitha pajisjet aty dhe operacion në strukturat ilegale, kamerat të vendosura nga këto struktura dhe disa qendra po monitorohen”, ka njoftuar ai.

Ai shtoi se bastisja po bëhet në katër lokacione, veçse nuk ka të arrestuar.

“Për katër lokacione. Jo (nuk ka të arrestuar) sepse janë objekte publike, do të kryejmë intervistimin e disa përgjegjësve, se kush i ka vendosur se si janë vendosur, se disa janë në paraburgim në aksionin e mëhershëm… Po, katër lokacione dhe vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë janë disa shtylla, objekte ku janë të vendosura. Edhe ato janë pika të kontrollit por jo statike janë në disa vende”, ka deklaruar Maloku më tej.

Exit mobile version