UBT News

Aksioni i PSD-së: Asociacioni zhbën pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se përmes pranimit të draftit të statutit të Asociacionit ka zhbërë pavarësinë e Kosovës.

Përmes një aksioni simbolik, Molliqaj së bashku me kolegët e tij partiak vendosën më ndërtesën e Qeverisë një flamur të ri me vetëm dy yje, që sipas tyre paraqet realitetin në Kosovë, pas pranimit të Asociacionit.

Sipas Molliqajt, flamuri i Kosovës nuk mund të jetë më i njëjtë.

Exit mobile version