Pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës ku edhe u dogj një veturë e policisë nga qytetarët atje, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë thirrje qytetarëve për gjakftohtësi.
“Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës i cili ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit, dhe ende është duke u zhvilluar, Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, apelon për pjekuri dhe maturi tek qytetarët, të mos bien pre e provokimeve dhe çfarëdo situatave të pakëndshme, të ruajnë gjakftohtësinë, dhe assesi të mos bëhen pjesë e aksioneve të cilat do ta stabilizonin sigurinë, por të veprojnë vetëm në bazë të udhëzimeve të Policisë së Kosovë”, thuhet në komunikatën për medie.
Ndërkohë që policia ka njoftuar sot për aksionin për luftimin e kontrabandës në disa qytete të Kosovës përfshirë këtu edhe Mitrovicën.