UBT News

Aksionet evropiane shënojnë rritje pasi Trump njofton pezullimin e tarifave

Aksionet evropiane u rritën sot pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta amerikane, me përjashtim të Kinës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti vendimin e Trump dhe tha se pezullimi i tarifave reciproke ishte një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.

Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit”, tha Von der Leyen.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Francois Villeroy de Galhau theksoi se politikat e Trump gjatë javëve të fundit kanë “gërryer” besimin në dollarin amerikan – ndërsa vlerësoi largpamësinë e Evropës në krijimin e sistemit të saj të pavarur monetar, 25 vjet më parë.

Faleminderit Zotit që Evropa krijoi euron”, tha ai, duke shtuar se blloku tani gëzon “autonomi monetare” që i lejon BQE-së të menaxhojë normat e interesit në një mënyrë që ndryshon nga politika e SHBA-së.

“Stoxx 600” pan-evropiane u rrit 5,3% në 494,77 pas rënies prej 3,5% në vlerësimin e mëparshëm.

“DAX” gjerman u rrit me 5,9%, “CAC 40” i Francës u rrit me 5,4% dhe “FTSE 100” i Britanisë së Madhe u rrit me 3,8%.

Aksionet e prodhuesit zviceran të çokollatës “Barry Callebaut” ranë me 20%.

Kompania përmendi paqëndrueshmërinë e paprecedentë në çmimet e kokrrave të kakaos.

Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen” regjistroi rritje me gati 4% pasi njoftoi se pothuajse kishte dyfishuar dërgesat e automjeteve tërësisht elektrike (BEV) në Evropë – në tremujorin e parë të 2025./ATSH/

Exit mobile version