Aksionarët e Tesla kanë ngritur një padi kundër CEO-s, Elon Musk dhe bordit të kompanisë për zhvendosjen e burimeve dhe talentit nga prodhuesi i makinave elektrike dhe përdorimin e tyre në vend të kësaj për kompaninë e inteligjencës artificiale (AI) të Musk, xAI.
Disa aksionarë pohuan se Musk u përpoq për vite me radhë ta poziciononte Tesla-n si një kompani robotike dhe AI-në dhe jo si një prodhues automjetesh.
Sipas padisë e cila u ngrit në shtetin amerikan të Delaware, Musk “devijoi talentin dhe burimet e pakta nga Tesla në xAI dhe mblodhi miliarda dollarë për xAI ndërsa pretendonte aksesin e xAI në të dhënat e lidhura me AI të Tesla”.
Padia, e raportuar fillimisht nga TechCrunch dhe Business Insider, vjen menjëherë pasi Musk hoqi dorë nga padia e tij kundër OpenAI, kompania e cila qëndron pas ChatGPT, te e cila ai ishte një investitor origjinal./UBTNews/