UBT News

Aksion simbolik para KGjK-së, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues për rastin e dhunimit në Gjilan

“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim” e shumë pankarta tjera janë vendosur para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga aktivistët e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) së bashku me disa organizata të tjera.

Ky aksion është organizuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19-vjeçare në vitin 2012.

Leonide Molliqaj nga QIKA, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të ndërmarr masa disiplinore ndaj trupit gjykues të këtij rasti.

“Sot jemi mbledhur para KGJK-së për të kundërshtuar aktvendimin seksit të Gjykatës Themelore në Gjilan që i shfajësoi pesë burra për përdhunim të një vajze 19-vjeçare. Ky aktvendim është i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesit dhe fajëson viktimën. Gjykata ka përdorur shprehje seksiste dhe diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve. Kërkojmë nga KGjK-ja që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve në këtë rast, jo i bie jo, në taksi, në banesë e çdo hapësirë”, tha ajo.

Exit mobile version