Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion policor në rajonin e Pejës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili njoftoi se operacioni po zhvillohet lidhur me veprën penale “Trafikimi me Armë”.
“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë”.”, njoftoi Kelani./UBTNews