UBT News

Aksion policor në Karaçevë

Një aksion kundër kazinove është duke u zhvilluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se ky aksion është duke u bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, tregoi Kelani.

Edhe vitin e kaluar Policia e Kosovës organizoi një operacion të tillë në Karaçevë, ku ishin rrëzuar objektet e kazionove ku po zhvillohej aktivitet i paligjshëm. Në këtë aksion ishin arrestuar 33 persona.

Exit mobile version