UBT News

Aksion për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut

Një aksion ka nisur në orët e para të mëngjesit në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje, përfshirë shtëpi-pushime.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia po asiston Ministrinë e Mjedisit gjatë aksionit.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore po ofrojnë asistencë për inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa aksioni është ende në zhvillim.

Ky nuk është aksioni i parë i këtij lloji në veri. Në korrik, disa objekte të ndërtuara ilegalisht u rrënuan edhe në zonën e Liqenit të Ujmanit, me kërkesë të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, e cila thotë se toka është pronë publike e Kosovës./A.K/

Exit mobile version