UBT News

Aksion në Prizren: Arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel policie

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar një aksion të koordinuar, i cili ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të të dy institucioneve, ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilit ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë, janë duke vazhduar me veprime të tjera hetimore në terren, me qëllim të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Në kuadër të procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor, deri në përfundimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version