Një aksion i madh kundër fajdeve ka filluar në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) dhe njësive mbështetëse, në zbatim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, ka kryer bastisje në disa lokacione të qytetit.
Aksioni ka pasur si qëllim kapjen e të dyshuarve për veprën penale “Fajdeja”. Nga operacioni i zhvilluar, janë arrestuar katër persona të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë me procedurat ligjore ndaj të arrestuarve.
“Lidhur me zhvillimet e tjera do t’ju njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.
Detaje shtesë për të arrestuarit dhe rezultatet e bastisjeve pritet të publikohen menjëherë pas përfundimit të hetimit të paraprak./UBTNews/