UBT News

Aksion kundër fajdeve në Gjakovë

Nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë, në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve.

Sheremet Elezaj zëdhënës i DRP-së në Gjakovë ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me veprën penale të fajdes. Aksioni është duke vazhduar, tha për KP zëdhënësi i kësaj drejtorie Sheremet Elezaj.

“Krejt çka mund të ju konfirmoj deri më tani është se Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion lidhur me veprën penale të fajdes. Aksioni është duke vazhduar”, tha zëdhënësi i kësaj drejtorie Sheremet Elezaj./UBTNews/

Exit mobile version