Policia e Kosovës është duke bastisur Qendrat për Punë Sociale që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës.
KosovaPress-i mëson se aksioni ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se aksioni i policisë është duke vazhduar nëpër këto qendra ilegale në katër komunat veriore.
“Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorin me te gjeturat, i cili pastaj do të vendosë për hapat e mëtejmë“, ka thënë Elshani.