Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren pas një operacioni policor që po zhvillohet në këtë qytet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani deklaroi për UBTNews se personi i dyshuar që u arrestua ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje”.
“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale. Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi Kelani./UBTNews