Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prizren të hënën.
Arrestimet kanë ndodhur në një aksion të zhvilluar sot kundër trafikimit me drogë në Prizren. Aksioni është realizuar në katër lokacione, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit”, ka thënë Kelani.
“Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotikë, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, ka thënë Kelani.