UBT News

Aksion i gjerë i policisë, largohen kamerat ilegale në Shtërpcë

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt. Aksioni i cili nisi herët në mëngjes është duke vazhduar në disa lokacione.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, janë duke u larguar kamerat ilegale të vendosura në hapësirat publike, përmes të cilave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi.

Exit mobile version