UBT News

Aksidentohet rëndë në Shëngjin pushuesi nga Kosova

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin.

Drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar.

Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime./Top Channel/

Exit mobile version