Një person është aksidentuar përderisa po i ikte policisë në Sllatinë e Ulët të Vitisë, ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur drogë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, njësiti policor deri sa ishte në patrullim ka sinjalizuar veturën Audi me targa vendore mirëpo e njëjta nuk është ndalur, shkruan Klankosova.tv
E njëjta veturë, sipas policisë, është aksidentuar dhe në afërsi të aksidentit është gjetur një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 9 .31 gr.
Rasti është duke u hetuar.