Numri i aksidenteve të trafikut si pasojë e pakujdesisë në rrugë gjatë vozitjes është në rritje e sipër, dhe vazhdon të jetë shqetësues.
Tri automjete janë përplasur njëra me tjetrën në afërsi të fshatit Cërrcë, të komunës së Istogut, rreth orës 16:00.

Sipas disa pamjeve, ashtu siç raporton Indeksonline, mund të shihet se ka dëme materiale dhe të lënduar.
E si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar edhe kolona të gjata./UBTNews