UBT News

Aksidenti tragjik, Qeveria maqedonase shpalli tri ditë zie

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë. 

Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, vdiqën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Exit mobile version