E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë, pas aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u plagosën.
Euronews Albania raporton se deri më tani janë identifikuar 7 viktima. Ai tha se pjesa më e madhe e viktimave janë nga komuna e Gjakovës dhe 2 viktima janë nga komuna e Rahovecit.
Ndërkohë, dy nga personat e plagosur janë dërguar në spitalin Zagrebit në Kroaci, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Dyshimet e para flasin për përgjumje të shoferi si shkak për aksidentin, por ende nuk ka një version të saktë zyrtar për ngjarjen.
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të qytetareve që kanë shpëtuar pa lëndime dhe atyre me lëndime te lehta.
Pas marrjes se lajmit për aksidentin, Presidentja Vjosa Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe kthehet sot në Kosovë, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve.