Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili po qëndron në Sofje ka realizuar një takim me prokurorin e shtetit bullgar, me ç’rast kanë biseduar lidhur me procesin e hetimit rreth ngjarjes tragjike.
Me këtë rast bashkë kanë konstatuar se spekulimet rreth shkaqeve të aksidentit, vetëm se po dëmtojnë procesin e hetimit, raporton Alsat-mk.
“Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë. Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me ç’rastë konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani.