Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Shtupeq të Madh në Rogovë, ku ka vdekur një person dhe një tjetër është lënduar.
Policia ka njoftuar se fillimisht personi i lënduar ka deklaruar se motocikletën me katër rrota po e voziste personi që ka vdekur, mirëpo dje gjatë intervistimit është konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar.
Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews/